"Zgjodhi të g*dasë vetë" / Klaiv Demi 'tërheq veshin' e Lamine Yamal: Pashë dy momente egoizmi pas golit

I ftuar në emisionin "Ora e Botërorit" në Ora News, Klaiv Demi ka ndarë përshtypjet e tij të para për lojën spektakolare të Spanjës, duke vlerësuar formën e jashtëzakonshme të Oyarzabal dhe Cucurella-s, ndërsa nuk ka ngurruar të komentojë edhe disa momente egoizmi nga talenti Lamine Yamal.

"Më duk një Spanjë që, zor bëri të vija në emision se po më shijohej ndeshja shumë me thënë të drejtën. Një Oyarzabal që në 11 ndeshje është në 10 gola.

Një Lamine Yamal me ato driblimet e tij të bukura që, vetëm dy momente egoizmi pashë mbas golit të parë, që nuk kishte shanse për të pasuar për të krijuar diçka, qoftë një asist se ishin raste goli shumë të sigurta, zgjodhi të godasë vetë. 

Cucurella në mendimin tim ka ndryshuar shumë atë, atë lojën e Spanjës pra në, në pjesën, në momentin që del në sulm, mundohet të, të hapë lojën, është shumë i rrezikshëm, për të dhënë pasin e fundit, është me të vërtetë i rrezikshëm. Nëse mund të flas pak dhe për ndeshjen e Amerikës me Bolivinë se kishim një rast dëmtimi.

Një rast dëmtimi që mendimin tim ishte mbas kartonit të kuq. Në rasti i kartonit të kuq, ishte një inversion kavilje. Një ndërhyrje shumë e keqe.  Ndërhyrje shumë e keqe që kartoni i kuq për mua ishte pak", u shpreh Klaiv Demi 

EMISIONET