Myrta: Spanja dominoi totalisht Austrinë, shifrat e pjesës së parë flasin vetë!
Spanja e dominoi plotësisht Austrinë në pjesën e parë të ndeshjes, si në lojë ashtu edhe në statistika. Kështu u shpreh Ermal Myrta, i ftuar në emisionin “Ora e Botërorit” në “Ora News”, duke theksuar epërsinë e padiskutueshme të iberikëve.
Sipas Myrtës, Spanja regjistroi gjashtë goditje në portë, ndërsa Austria nuk arriti të krijojë asnjë rast të rrezikshëm.
“Po të hyjmë në një detaj të vogël, pjesa e parë e Spanjës ishte: gjashtë goditje në portë për Spanjën dhe asnjë për Austrinë. Nuk pati asnjë rast nga Austria. Ishte dominim total, si në lojë ashtu edhe në statistika”, u shpreh ai.
Myrta vlerësoi edhe organizimin mbrojtës të Austrisë, por theksoi se kjo nuk mjaftoi për të frenuar cilësinë e spanjollëve.
“Edhe pse Austria ishte e vendosur mirë në fushë, Yamal ishte vazhdimisht me dy kundërshtarë, Pedri po ashtu markohej nga dy lojtarë gjatë gjithë kohës, por Spanja sërish arriti të kontrollonte ritmin e lojës”, tha Myrta.
Ermal Myrta: Po të hyjmë në një detaj të vogël, pjesa e parë e Spanjës ishte: gjashtë goditje Spanja në portë dhe asnjë Austria. Prandaj, asnjë rast nuk kishte nga Austria.
Dominim total, në lojë totalishtE dominuar nga Spanja. Gjashtë me zero, gjashtë goditje në portë për Spanjën dhe zero.
Pavarësisht se atje ishte e vendosur mirë. Po ta shikonim, Yamal ishte me dy kundërshtarë, Pedri me dy kundërshtarë.

