Shtrepi: Spanja absolute, do t’i hapë probleme çdo ekipi "Big" si Franca apo Anglia

I ftuar në emisionin "Ora e Botërorit" në Ora News, Josel Shtrepi ka komentuar performancën e Spanjës, duke e cilësuar lojën e tyre si "absolute" dhe duke theksuar se ky ekip do t'i hapë telashe serioze çdo kundërshtari të madh në vazhdimësi.

"Spanja patjetër nuk është se kishte një ndeshje shumë të vështirë përballë Austrisë. Austria ishte futur duke bërë dublime të vazhdueshme te ekipi spanjoll, si tek Lamine Yamal apo edhe në krahun tjetër.

Nuk është se i dha, domethënë, deri tani nuk mbaj mend që të ketë bërë një rast konkret, domethënë goditje në portë. 

Po, shumë i ngadaltë në marrjen e topit, u kthye me shpinë nga porta. Shumë, domethënë, i vetmi rast që ishte, po themi, me rrezikshmëri të lartë tek mbrojtja e Spanjës. Ishte vetëm një moment që nuk u di të shfrytëzoheshe nga ekipi austriak.

Po, Spanja absolute dhe mendoj se do t'i hapi probleme çdo ekipi të madh që do përballet.

Nuk thashë në asnjë moment që është e pandëshkueshme. Por që patjetër që do zhvillojë një lojë shumë të fortë me këdo që do të përballet Spanja nga ekipet big, sepse të dyja ekipet kanë elemente shumë të mira, po themi Franca, Angli, janë ekipe shumë të mira", u shpreh Shtrepi.

EMISIONET