Jo vetëm Bastoni, nën hetim edhe djali i legjendës Maldini

Jo vetëm Bastoni, nën hetim edhe djali i legjendës Maldini

Hetimi i Prokurorisë së Milanos për një rrjet të dyshuar eskortash është zgjeruar, ndërsa mediat italiane raportojnë se mes personave nën hetim tashmë është edhe Daniele Maldini.

Ai, së bashku me Bastonin, kanë mohuar çdo përfshirje në veprat për të cilat po hetohen.

Sipas La Repubblica, në dosjen hetimore janë përfshirë edhe biseda të reja të sekuestruara. Një prej tyre lidhet me Alessio Salamone, pjesë e agjencisë Ma.De., pronarët e së cilës ndodhen në arrest shtëpiak. Në mars të vitit 2025, Salamone dyshohet se i ka dërguar një mesazh një futbollisti të Serie A, të identifikuar me inicialet BK, i cili nuk është nën hetim: “A do të hash darkë me lopët sonte?”. Përgjigjja ishte: “Po, por dua të jem unë ai që do të mjelet.”

Në një tjetër shkëmbim mesazhesh, i njëjti futbollist e përshkruan një vajzë me fjalët: “Ajo është shumë e mirë, megjithatë, një hienë e vërtetë.” Ndërsa përgjigjja që merr është: “Nënshkrimi i ri nga merkato e janarit.”

Sipas akuzave, Bastoni po hetohet për marrëdhënie seksuale me një vajzë 17-vjeçare në vitin 2020, e cila dyshohet se ka marrë përfitime ekonomike në këmbim.

Futbollisti i Interit i ka mohuar kategorikisht akuzat. Hetimet vazhdojnë dhe deri në një vendim të formës së prerë, të gjithë personat e përfshirë gëzojnë prezumimin e pafajësisë.

EMISIONET