Stafa: Spanja nuk është më ajo e vitit 2010, do ta ketë të vështirë ndaj ekipeve të mëdha!

I ftuar në emisionin “Ora e Botërorit” në “Ora News”, Rin Stafa analizoi paraqitjet e Spanjës në Kupën e Botës, duke vlerësuar se, ndonëse iberikët vijojnë të jenë besnikë të stilit të tyre të lojës, nuk kanë më shkëlqimin e ekipit legjendar të vitit 2010.

Sipas Stafës, Spanja vazhdon të mbështetet te modeli i njohur “tiki-taka”, me qarkullim të vazhdueshëm të topit dhe kontroll të lojës, por pa lojtarët që bënin diferencën në të kaluarën.

“Spanja vazhdon të bëjë detyrën, por nuk është më ajo Spanja madhështore që kemi parë në vitin 2010 me Iniestën dhe Xavin. Këta lojtarë janë si një fotokopje e atij modeli, qarkullojnë topin, por nuk kanë një futbollist që bën diferencën,” u shpreh ai.

Stafa veçoi vetëm Lamine Yamal si një lojtar që mund të sjellë diçka ndryshe, por shtoi se edhe ai nuk ka treguar potencialin e tij maksimal në këtë Botëror.

“Përveç Yamal-it, nuk shoh një lojtar që ndryshon ndeshjen, ndërsa edhe ai nuk po tregon diçka të veçantë në këtë Kupë Bote,” tha Stafa.

Ai vlerësoi se mënyra e lojës së Spanjës mund të funksionojë ndaj skuadrave më të dobëta, por paralajmëroi se iberikët do të hasin vështirësi përballë kundërshtarëve të nivelit të lartë.

“Spanja ka një lojë të mërzitshme. Mbajnë topin për të lodhur dhe mërzitur kundërshtarin, por ndaj ekipeve si Franca apo Argjentina, që ushtrojnë presing të lartë dhe kanë lojtarë agresivë, do ta kenë shumë të vështirë,” përfundoi Stafa.

Rin Stafa: Spanja vazhdon të bëjë atë detyrë. Edhe pse tre ndeshjet e para nuk ishte Spanja e dikurshme ë? Pra, me pak pikë e mbylli.Tani, Spanja e ka një model loje 'Tiki-taka' që e njohim të gjithë. Posedim topi, po nuk është më ajo Spanja madhështore që kemi parë në 2010 me Iniestën, me Xavin.

Këta lojtarë janë një fotokopje mendoj unë. Luajnë topin, qarkullojnë topin, po nuk është që kanë një lojtar që mund të bëjë diferencën. Përveç Yamal-it që bën diçka ndryshe, po edhe ai domethënë nuk po tregon diçka në këtë Kupë Bote.

Mendoj që Spanja ka një lojë të mërzitshme, është një logjikë loje që ato mbajnë topin, sa më shumë mbajnë topin që të mërzisin ekipin kundërshtar. Do ketë probleme me ekipet e mëdhaja si Franca, si Argjentina që presingun e kanë të lartë, janë goxha lojtarë agresivë.

Do kenë probleme me ekipe që janë agresive te pjesa e topit që do mbajnë.

EMISIONET