Bici: Italia duhet të rishikojë strukturën e futbollit, është vonë për ndryshime!

E ftuar në emisionin “Ora e Botërorit” në “Ora News”, Klara Bici ka komentuar situatën e futbollit italian dhe performancën e tij në arenën ndërkombëtare, duke theksuar nevojën për reforma të thella strukturore.

Bici u shpreh se Italia ka mbetur prapa në krahasim me kombëtare të tjera dhe se ndryshimet duhej të kishin nisur më herët.

“Te ky Botëror me 48 skuadra ka pasur skepticizëm, por ka nxjerrë edhe problematika që duhen rregulluar. Fakti që Italia është kaq prapa tregon se duhet rishikim i plotë i strukturës dhe skemave. Madje jemi vonë”, u shpreh ajo.

Sipas saj, problemi nuk qëndron vetëm te rezultatet, por te sistemi i zhvillimit të lojtarëve dhe vazhdimësia e punës me moshat.

“Struktura që Italia po ndjek është e gabuar. Duhet të mbajë zinxhirin e trajnerëve, si Spanja që ka qenë e suksesshme me ekipet e moshave, U19 dhe U21”, shtoi Bici.

Klara Bici:Unë bëj tifozllëk për Italinë, shpresoj të jesh dhe ti me Italinë. Patjetër. Të Italisë.Te ky Botëror me 48 skuadra ka pasur skepticizëm faktikisht, por ama ka nxjerrë në pah edhe problematika që duhen rregulluar.

Fakti që Italia është kaq prapa do të thotë që duhet të kemi rinovime, të kemi një rishikim të komplet strukturës edhe të skemave të tyre, kështu që. Madje, më fal, duhet ta kishte nisur. Jemi vonë. Italia është vonë.

Jam dakord për strukturën. Struktura që Italia po ndjek është strukturë e gabuar. Ajo patjetër patjetër. Por Italia duhet të mbajë zinxhirin e trajnerëve, siç po e mban Spanja, që ka dalë kampion me moshat, me nën 19, nën 21, kampione e kështu me radhë.  Po Italia është kampione. Është kampione, sapo doli.

EMISIONET