WSJ: SHBA dhe Izraeli 'bëjnë hapa pas', dy figura kyçe iraniane dalin nga lista e objektivave

WSJ: SHBA dhe Izraeli 'bëjnë hapa pas', dy figura

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli duket se kanë bërë një lëvizje të përkohshme për të ulur tensionet me Iranin.

Sipas një raporti të The Wall Street Journal, dy zyrtarë të lartë iranianë, ministri i Jashtëm Abbas Araghchi dhe kryetari i Parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf, janë hequr përkohësisht nga lista e objektivave.

Ky vendim lidhet me përpjekjet për të krijuar një hapësirë të shkurtër për bisedime mes Shtetet e Bashkuara dhe Iran. Sipas burimeve amerikane, kjo masë pritet të zgjasë vetëm disa ditë, rreth katër deri në pesë, për të parë nëse mund të ketë ndonjë hap konkret drejt dialogut.

Në të njëjtën kohë, administrata e Donald Trump shihet si e gatshme për të provuar kontakte diplomatike, edhe pse situata mbetet e ndërlikuar.

Dallimet mes palëve janë ende të mëdha dhe kjo e bën të vështirë arritjen e një marrëveshjeje në një kohë të shkurtër.

Për momentin, kjo lëvizje shihet më shumë si një tentativë për të testuar mundësinë e dialogut, sesa një ndryshim i madh në qëndrimet e dy vendeve.

EMISIONET