VIDEO/ Sulmi me dron me një vdekur dhe 63 të plagosur në aeroportin e Kuvajtit, publikohet video e momentit të goditjes

Një person ka humbur jetën dhe të paktën 63 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me dron iranian që goditi aeroportin e Kuvajtit të mërkurën në mëngjes, duke rritur ndjeshëm tensionet në rajonin e Gjirit Persik.
Sipas raportimeve, nga sulmi janë shkaktuar dëme të shumta në infrastrukturën e aeroportit, përfshirë edhe objektet diplomatike brenda zonës së tij. Si pasojë, fluturimet u pezulluan për disa orë, ndërsa autoritetet vendase ndërhynë për të stabilizuar situatën.
Reagimi i Kuvajtit ka qenë i menjëhershëm në nivel diplomatik. Qeveria ka shpallur dy anëtarë të misionit diplomatik iranian persona të padëshirueshëm dhe u ka kërkuar të largohen nga vendi brenda 24 orëve.
Ndërkohë, në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare është publikuar edhe një video e regjistruar nga kamerat e sigurisë, ku shihet momenti kur droni godet çatinë e aeroportit, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe dëme të menjëhershme në zonë.
Irani, nga ana e tij, ka dënuar sulmet e Shteteve të Bashkuara ndaj tankerëve dhe objekteve të tij, duke i cilësuar ato si shkelje të marrëveshjeve të armëpushimit dhe të së drejtës ndërkombëtare. Teherani ka akuzuar gjithashtu Kuvajtin dhe Bahreinin si “përgjegjës të drejtpërdrejtë” për mbështetjen e operacioneve ushtarake amerikane në rajon.
Ngjarja e fundit vjen në një moment tensionesh të larta në Gjirin Persik, ku përplasjet diplomatike dhe ushtarake mes palëve po thellohen gjithnjë e më shumë.
???? Surveillance cameras captured the moment an Iranian Shahed-136 kamikaze drone struck Terminal 1 of Kuwait International Airport early Wednesday morning. pic.twitter.com/dPYFbS4nsc
— NEXTA (@nexta_tv) June 4, 2026


