E rëndë në Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Qershor 2026, 12:19

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez në Delvinë.
Një rrufe ka goditur kopenë me bagëti të shtetasve Arjanit dhe Klement Xhelili, vëllezër.
Si pasojë kanë mbetur të vrara rreth 150 kokë bagëti.
Në vendngjarje ka shkuar në vend veterineri dhe grupi i punës i ngritur nga bashkia Delvinë.

