Ndërron jetë papritur ylli i serialit kult “Twin Peaks!"

Ndërron jetë papritur ylli i serialit kult “Twin Peaks!"

Aktori i serialit të njohur "Twin Peaks", Owain Rhys Davies, ka ndërruar jetë papritur në moshën 44-vjeçare, duke tronditur botën e televizionit dhe fansat e serialit kult.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij, e cila ka konfirmuar se aktori ka vdekur “papritmas, nga shkaqe natyrore dhe në paqe”, sipas deklaratës së vëllait të tij Rhodri në rrjetet sociale.

Familjarët kanë shprehur dhimbjen e tyre, duke theksuar se ai ishte një person shumë i dashur dhe se humbja e tij do të prekë shumë njerëz. Ata kanë kërkuar gjithashtu privatësi në këtë moment të vështirë.

Sipas të afërmve, megjithëse rrethanat e vdekjes kanë ngritur pyetje pa përgjigje, familja po përpiqet të gjejë ngushëllim në kujtimet dhe dashurinë që ai la pas.

Davies ishte i njohur për rolin e tij si Agjent Wilson në ringjalljen e vitit 2017 të serialit të famshëm të krijuar nga David Lynch dhe Mark Frost.

Ai ka luajtur gjithashtu në disa produksione të njohura ndërkombëtare, përfshirë serialin The OA, filmin Alice Through the Looking Glass dhe produksione të tjera të zhanrit thriller dhe fantastiko-shkencor.

Në një reagim zyrtar, faqja e “Twin Peaks” ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe dashur aktorin.

EMISIONET