Protestuesit për Zvërnecin i shkuan te selia e PD, Berisha: Tipat e stisur si opozitë e opozitës janë mjerimi i politikës
Në një prononcimi jashtë sallës së Kuvendit Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se, “Rama i trembet interpelancave si djalli temjanit, një parlament pa interpelanca nuk është më parlament”.
Edhe gjatë një deklarate jashtë sallës së Kuvendit kreu demokrat ka komentuar projektin e Ramës për takim të rilindjes në Vlorë.
“Antimitingu i Ramës njësoj siç bënte Ramiz Alia kur kërkonte të krijonte republikën e Vlorës", tha kreu demokrat.
Berisha: Dhe siç e denoncova në parlament, unë i bëra një denoncim të fuqishëm thirrjes nga ana e tij të antimitingut në Vlorë si një formë presioni ndaj mitingjeve paqësore të qytetarëve të Tiranës, gjë e cila bën një akt të mirëfilltë stalinist, akt të mirëfilltë diktatorial, antidemokratik dhe kërkoj me urgjencë anulimin.
Nuk është e vërtetë se është festimi, sepse dekoratat e turpit i ndanë pardje.
Ju e patë se si të gjithë bosët e krimit të PS në Vlorë u dekoruan. Njëri pas tjetri dolën në skenë se po merrnin dekoratën e partisë.
Ky antimiting që është thirrur me punonjës nga Lushnja në Sarandë ka vetëm e vetëm si një goditje tërthor, siç bënte dikur Ramiz Alia që kërkonte të krijonte republikën e Vlorës dhe marrëzira të tjera.
U bëj thirrje qytetarëve të Vlorës të refuzojnë me përçmim dhe natyrisht PD dhe opozita e bashkuar do ketë qëndrimet e veta publike për antimitingjet e Edi Ramës.


