Trump: Duam ta ndajmë çështjen e Libanit nga negociatat me Iranin

Trump: Duam ta ndajmë çështjen e Libanit nga negociatat me

Presidenti amerikan Donald Trump dëshiron ta ndajë çështjen e Libanit nga negociatat e vazhdueshme me Iranin.

“Po përpiqemi t’i mbajmë të dyja çështjet të ndara. Dua të them, është një situatë shumë e ndryshme. Në fakt, folëm me Hezbollahun për herë të parë. E dimë që ka pasur kontakte”, thekson ai.

”Ata ranë dakord: nuk do të qëllojnë. Dhe as Izraeli nuk do të qëllojë”, u përgjigj manjati kur u pyet nëse mund të arrihej një marrëveshje me Iranin pa ndërprerjen e armiqësive në Liban nga Izraeli.

“Do të doja t’i mbaja të dyja të ndara. Do të doja t’i ndaja çështjet, sepse ato janë vërtet të ndryshme”, shtoi ai. 

EMISIONET