VIDEO/ Publikohet videoja e ngjarjes që çoi në arrestimin e Gjesti-t!

Janë publikuar pamjet që tregojnë momentin kur këngëtari Besart Kelmendi (Gjesti) hyn në ambientet e shtëpisë muzikore Onima, një ngjarje që kishte bërë bujë në media dhe opinionin publik rreth dy muaj më parë.
Sipas raportimeve të mëparshme, rasti çoi edhe në arrestimin e artistit, i cili dyshohej se ishte paraqitur në zyrat e studios i armatosur dhe në kërkim të një personi me inicialet E.Sh.
Pamjet e publikuara së fundmi nga Gazeta Sinjali hedhin më shumë dritë mbi incidentin që kishte shkaktuar reagime të shumta publike.
Në video, Gjesti shihet në ambientet e zyrës, ndërsa vërehet se mban një armë. Në një moment tjetër, ai shihet duke shkaktuar dëme materiale brenda objektit, përfshirë rrëzimin e një kompjuteri.
Ngjarja kishte ngjallur debat të gjerë në opinionin publik në kohën kur ndodhi, duke u konsideruar një rast i rëndë dhe i pazakontë në skenën muzikore.
Gjesti ishte arrestuar më 11 mars, nën dyshimin për tri vepra penale: “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.


