Jennifer Lopez në qendër të vëmendjes pas premierës së “Office Romance"!

Jennifer Lopez në qendër të vëmendjes pas premierës

Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez është bërë sërish qendra e vëmendjes mediatike pas paraqitjes së saj në premierën e filmit të ri “Office Romance”, ku spekulimet për ndërhyrje estetike janë shtuar ndjeshëm në rrjet.

Pamja e 56-vjeçares në tapetin e kuq tërhoqi vëmendje të madhe, me fansa dhe komentues që diskutuan për fytyrën e saj rinore dhe fizikun e tonifikuar, të cilin ajo e ka ruajtur përmes viteve të stërvitjes intensive.

Megjithatë, vëmendja më e madhe u përqendrua te veshja e saj me fustan transparent pa rripa, ku disa përdorues në rrjete sociale nisën të spekulonin për ndryshime estetike, veçanërisht në pamjen e saj trupore.

Në platforma si Reddit, komentet varionin nga kurioziteti deri te ironia, ndërsa disa përdorues shprehën habi për ndryshimet e mundshme në pamjen e saj.

Në premierë, Lopez u shfaq krah aktorit Brett Goldstein, vetëm pak kohë pasi të dy janë përfshirë në thashetheme për një lidhje të mundshme romantike, të cilat kanë qarkulluar prej muajsh në media.

Gjatë promovimit të filmit në emisionin Today, ajo u pyet drejtpërdrejt për këto spekulime, ku u shpreh se kjo nuk është diçka e re për të, duke theksuar se shpesh lidhet me persona me të cilët punon apo shfaqet publikisht.

EMISIONET