Kallas: BE-ja nuk ka unanimitet për sanksionimin e ministrit izraelit Gvir

Kallas: BE-ja nuk ka unanimitet për sanksionimin e ministrit izraelit Gvir

Shumë vende kanë bërë thirrje për sanksione kundër ministrit izraelit Ben-Gvir, por nga konsultimet joformale që kam zhvilluar me shtetet anëtare, nuk ka unanimitetin e nevojshëm, deklaroi përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së.

Disa ditë më parë prokurorët e Romës  kanë regjistruar si të dyshuar ministrin izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, i cili publikoi në profilet e tij në rrjetet sociale një video ku shihet duke u drejtuar me fjalë tallëse aktivistëve, ndërsa ata ishin të gjunjëzuar dhe me duart e lidhura pas shpine në portin e Ashdodit.

Italia i bashkohet kështu Francës, e cila ka hapur tashmë një hetim formal gjyqësor ndaj ministrit izraelit.

Prokuroria Kombëtare Kundër Terrorizmit e Francës (PNAT) ka nisur një hetim paraprak, duke hipotezuar veprat penale të torturës dhe krimeve të luftës.

EMISIONET