Ukraina ul moshën për rekrutimet në ushtri
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi këtë të martë një projekt-ligj për uljen e moshës së mobilizimit ushtarak nga 27 në 25 vjeç, pasi forcave të armatosura u mungojnë burrat për të përballuar pushtimin rus.
Ky projektligj, i cili u votua një vit më parë nga deputetët, hyn në fuqi nga e mërkura, bëri të ditur në faqen e saj Rada, Parlamenti ukrainas.
Një goditje në qytetin e Dnipro në Ukrainë la tetëmbëdhjetë të plagosur. Lajmin e bëri me dije Serhi Lyssak në Telegram.
“Në mesin e dymbëdhjetë personave të shtruar në spital, pesë janë fëmijë”, tha Lyssak, duke shoqëruar njoftimin e tij me foto të vizitës së tij tek të plagosurit.