Një muaj paraburgim për 26-vjeçarin në Deçan/ Dyshohet se vr*u aksidentalisht babanë me a*më zjarri

Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji 26-vjeçarit Erdonit Hasanramaj, i dyshuar për vrasjen nga pakujdesia të babait të tij në fshatin Strellc të Deçanit.
Sipas njoftimit të gjykatës, ndaj të riut rëndojnë dyshimet për veprat penale “vrasje nga pakujdesia” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ngjarja ndodhi më 23 korrik, rreth orës 13:42, kur Policia e Kosovës mori informacion se në oborrin e një stani ishte gjetur pa shenja jete një person.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, bëri të ditur se dyshimet e para flasin për një vrasje aksidentale brenda familjes. Në vendngjarje është sekuestruar një armë zjarri, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit vijojnë./telegrafi

