Tjetër protestë në Kanë kundër vrasjes së grave në Francë

Tjetër protestë në Kanë kundër vrasjes së grave

Një grup aktivistesh protestuan sërish në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, duke shpalosur një pankartë kundër dhunës ndaj grave. Grupi hodhi tym teksa mbanin lart banderolën me emrat e 129 grave që janë vrarë në Francë që nga festivali i fundit i Kanës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Protesta në premierën e filmit iranian “Holy Spider”, vjen dy ditë pas një tjetër reagimi në tapetin e kuq kundër dhunës seksuale. Në premierën e “Three Thousand Years Of Longing”, një grua u zhvesh duke zbuluar mesazhin "Mos na përdhunoni" pranë ngjyrave të flamurit të Ukrainës.

Protesta e së dielës erdhi përpara shfaqjes së “Holy Spider”, e cila u përshkrua nga faqja hollivudiane “Deadline” si një thriller feminist për një grua që gjurmon një burrë që vret prostitutat.

Ai bazohet në historinë e vërtetë të Saeed Hanaei, i cili tha se ai vrau 16 gra në 2000 dhe 2001 "për hir të Zotit dhe për mbrojtjen e fesë, sepse ato ishin prostituta "

Protestat kanë qenë titujt kryesorë të festivalit, i cili pret disa nga kineastët dhe aktorët kryesorë në botë. Ngjarja e këtij viti ka parë shfaqje të filmave duke përfshirë vazhdimin e “Top Gun” të Tom Cruise dhe filmin biografik të Elvis Presley nga Baz Luhrmann.

EMISIONET