Tensionet në Lindjen e Mesme / Irani: Sulmet e SHBA-së bënë të pakuptimtë armëpushimin

Tensionet në Lindjen e Mesme / Irani: Sulmet e SHBA-së bënë

Armëpushimi i përkohshëm dhe i brishtë mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dështuar zyrtarisht. Reagimi vjen pas sulmeve të fundit ushtarake të Uashingtonit në rajon, të cilat Teherani i ka cilësuar si një shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar dhe të sovranitetit.

Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, deklaroi përmes një mesazhi në rrjetin social X se veprimet e fundit të SHBA-së e kanë bërë akordin e armëpushimit krejtësisht "të pakuptimtë, të pavlefshëm dhe joefektiv". Ai paralajmëroi se pasojat e këtyre lëvizjeve do të jenë të rënda.

"Përgjegjësia e plotë për pasojat e këtyre veprimeve të paligjshme dhe të rrezikshme bie mbi Shtetet e Bashkuara dhe mbi çdo palë tjetër që merr pjesë, lehtëson ose i ndihmon ato në këtë agresion", u shpreh prerazi Gharibabadi.

Sipas raportimeve të para nga mediat ndërkombëtare, ushtria e Iranit nuk ka pritur gjatë por ka nisur menjëherë sulme hakmarrëse të shënjestruara. Objektiv i këtyre goditjeve kanë qenë disa nga bazat kryesore ushtarake amerikane të pozicionuara në rajon, duke përshkallëzuar më tej situatën në terren.

EMISIONET