Sllovakia redukton varësinë nga karburantet ruse për centralet bërthamore

Sllovakia redukton varësinë nga karburantet ruse për centralet

Sllovakia ka arritur një marrëveshje me kompaninë elektrike “Westinghouse” me qendër në SHBA, që synon të reduktojë varësinë e saj nga furnizimet e uraniumit rus për centralet e saj bërthamore.

Kompania pjesërisht shtetërore “Slovenské elektrárne” tha sot se kishte nënshkruar një kontratë me “Westinghouse” për furnizimin me karburant bërthamor për pesë reaktorët e saj.

Deri më tani, Sllovakia, një anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, kishte blerë karburant ekskluzivisht vetëm nga Rusia.

Pasi Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022, Sllovakia përdori një marrëveshje përjashtimi nga sanksionet e BE-së kundër Rusisë për të blerë rezerva edhe më të mëdha karburanti nga Moska.

Vendi tani shpreson të kalojë fazën e tij të tranzicionit derisa të fillojnë dërgesat e para të “Westinghouse”.

“Sigurimi i një furnizuesi tjetër të karburantit bërthamor për centralet tona është një hap i rëndësishëm në forcimin e sigurisë energjetike të Sllovakisë”, tha Branislav Strýček, drejtor i përgjithshëm i “Slovenské elektrárne”.

Karburanti, i cili do të furnizohet nga filiali suedez i “Westinghouse”, duhet së pari të kalojë testimin e sigurisë nga autoritetet sllovake për të siguruar përshtatshmërinë e tij për centralet bërthamore të tipit sovjetik të vendit si pjesë e një procedure licensimi.

Në Sllovaki, centralet bërthamore prodhojnë afërsisht 59% të prodhimit total të energjisë elektrike. //a.i/

EMISIONET