Rusia: Rreziku i konfliktit bërthamor është në nivelin më të lartë në dekada

Rusia: Rreziku i konfliktit bërthamor është në nivelin

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha të mërkurën se rreziku i konfliktit bërthamor është në nivelin më të lartë në dekada, duke paralajmëruar se Moska është në një konflikt të hapur "de fakto" me Uashingtonin për luftën në Ukrainë.

Ai tha gjithashtu se nuk mund të flitet për negociata të fshehta apo të hapura me Uashingtonin për të rivendosur traktatin e ri të reduktimit të armëve bërthamore START, nga i cili Rusia u tërhoq në shkurt.

Duke folur në një ngjarje të titulluar "Një botë pa START: Çfarë ndodh më pas", Ryabkov tha se "nuk ka dyshime" se rikthimimi i Rusisë në traktat është i pamundur për momentin, duke kritikuar atë që ai e quajti "kursin armiqësor" të Uashingtonit ndaj Moskës.

“Nuk do të doja të hyja në një debat nëse probabiliteti i një konflikti bërthamor është i lartë sot, por është më i lartë se çdo gjë që kemi pasur në dekadat e fundit, le ta themi kështu”, citohet të ketë thënë Ryabkov .

Ryabkov tha se Rusia ishte e angazhuar për ta mbajtur botën "të sigurt dhe të lirë" nga kërcënimi i luftës bërthamore, por shtoi më vonë se kjo nuk mund të vazhdojë si zakonisht, duke pasur parasysh se Moska tani është "në një gjendje de facto konflikti të hapur me Shtetet e Bashkuara" .

EMISIONET