Rrëqethëse! Gruaja sjell në jetë foshnjën nën rrënojat e tërmetit, por vetë vdes (Video)
Një situatë sa e rëndë, aq edhe e bukur është regjistruar në Alepo të Sirisë.
Një grua nën rrënoja ka arritur të sjellë në jetë foshnjës e saj, por për fat të keq vet nuk ka mundur të mbijetojë.
Në pamje shihet momenti kur një nga burrat ka arritur që të nxjerrë foshnjën e sapo ardhur në jetë dhe e dërgon për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.
Reuters raporton se numri i të vdekurve nga tërmetet e së hënës në Turqi dhe Siri ka shkuar në mbi 2600 njerëz.
Të paktën 1,651 njerëz u vranë në 10 provinca të Turqisë , me 11,119 të tjerë të plagosur, sipas ministrit të shëndetësisë së vendit. Sipas të dhënave nga qeveria e Damaskut dhe punonjësit e shpëtimit në rajonin veriperëndimor të kontrolluar nga kryengritësit, numri i të vdekurve në zonat e kontrolluara nga qeveria të Sirisë u rrit në 968 persona, me 1,280 të plagosur.
Në Siri , tashmë e shkatërruar nga më shumë se 11 vjet luftë civile, ministria e shëndetësisë tha se 538 njerëz ishin vrarë dhe më shumë se 1,326 u plagosën. Në veriperëndimin sirian të kontrolluar nga rebelët, punonjësit e urgjencës thanë se 430 njerëz kishin vdekur.
Numri pritet të vazhdojë të rritet me shpejtësi, me shumë njerëz që besohet se janë bllokuar nën rrënojat në ndërtesat e shembura.