Republikanët humbin një nga zërat më të njohur/ Ndërron jetë senatori Lindsey Graham në moshën 71-vjeçare

Republikanët humbin një nga zërat më të njohur/

Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara, Lindsey Graham, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga zyra e tij, e cila bëri të ditur se ai u shua të shtunën pas një sëmundjeje të papritur.

“Në këtë periudhë jashtëzakonisht të vështirë, familja e senatorit Graham falënderon për lutjet dhe kërkon respektimin e privatësisë,” thuhet në deklaratën zyrtare.

Sipas mediave amerikane, shërbimet e emergjencës iu përgjigjën një telefonate për arrest kardiak në banesën e Graham në Uashington, mbrëmjen e së shtunës.

Vetëm një ditë më parë, Graham ishte kthyer nga një vizitë në Ukrainë, ku ishte takuar në Kiev me presidentin Volodymyr Zelenskyy. Ai ishte planifikuar të merrte pjesë edhe në emisionin “Meet the Press” të NBC News të dielën.

Lindsey Graham u zgjodh për herë të parë senator i Karolinës së Jugut në vitin 2002 dhe po kandidonte për një mandat të pestë gjashtëvjeçar në zgjedhjet e muajit nëntor. Ai konsiderohej një nga zërat më me ndikim të Partisë Republikane për çështjet e mbrojtjes dhe politikës së jashtme, duke mbështetur vazhdimisht politika të forta në fushën e sigurisë kombëtare.

EMISIONET