Shpërthime në Doha/ Sirena alarmi në Bahrein dhe mbrojtja ajrore në Emirate pas sulmeve iraniane me raketa dhe dronë

Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini aktivizuan sistemet e alarmit dhe mbrojtjes ajrore në orët e para të mëngjesit, pas sulmeve iraniane me raketa dhe dronë. Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në vende të sigurta, ndërsa situata në rajon mbetet e tensionuar.
Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan për të interceptuar raketat dhe dronët e lëshuar nga Irani.
Në kryeqytetin e Katarit, Doha, u dëgjuan shpërthime, ndërsa një gazetar i AFP raportoi se në qiell ishin të dukshme raketat që po neutralizoheshin nga sistemet e mbrojtjes ajrore.
Autoritetet e Katarit dërguan mesazhe emergjente në telefonat celularë të qytetarëve, duke u kërkuar të qëndronin brenda banesave deri në një njoftim të dytë.
Sirenat e alarmit u aktivizuan edhe në Bahrein. Ministria e Brendshme u bëri thirrje qytetarëve të ruanin qetësinë dhe të strehoheshin në vende të sigurta.
Sulmet ndodhën në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta. Autoritetet e vendeve të Gjirit vijojnë të monitorojnë zhvillimet dhe të marrin masa për mbrojtjen e popullsisë.
???? URGENT WARNING Iranian Revolutionary Guard Corps (IRGC) Declares:
— Iranian Force (@MrImranPk) July 12, 2026
To all neighboring countries: "The time for restraint is OVER!" ❤️????????
Iran will now target the infrastructure belonging to the American-Zionist enemy, the UAE, Saudi Arabia, Kuwait, Bahrain, Jordan, Qatar, and… pic.twitter.com/7n3aboSDkR


