Qeni hero shpëton foshnjën e braktisur në shkurre, policia në kërkim të nënës së zhdukur

Qeni hero shpëton foshnjën e braktisur në shkurre, policia

Një foshnje e porsalindur që ishte braktisur në një shkurre në park, u shpëtua falë Helit, një qen i racës Huskey, që kishte dalë për shëtitje me kujdestarin e tij, ndërsa nëna e bebes mbetet ende e zhdukur.
Terry Walsh, 64 vjeçar, ishte duke ecur me qenin dhe në një moment, shoku i tij katërputrosh u pengua nga një grumbull batanijesh, që ndodheshin poshtë një shkurreje në Birmingham të Anglisë.

"Papritmas dëgjova fëmijën duke qarë", thotë Walsh. "Mendoj se ishte zhurma nga ku u pengua Heli, që zgjoi foshnjën. Policia u njoftua menjëherë dhe transportoi të porsalindurin në spital.

George ( kështu ia vendosi policia emrin foshnjës) gëzon shëndet të mirë. Policia po kërkon nënën e djalit të porsalindur dhe për këtë arsye ata publikuan shumë foto të bebes.

Punonjësi i policisë ka shpërndarë fotot e të porsalindurit ne Twitter dhe shkruan një mesazh për nënën e djalit: "Ju jeni shqetësimi im kryesor. Duam të sigurohemi se jeni mirë. Nuk i di rrethanat që kanë të bëjnë me lindjen e George, por ne jemi të gatshëm t'ju ofrojmë çdo ndihmë nëse keni nevojë. Foshnja është e sigurt dhe mirë, sigurohuni që nuk keni probleme."

 

EMISIONET