Pas sulmeve amerikane ndaj Iranit, Bahreini dhe Kuvajti në gatishmëri ndaj k*rcënimeve ajrore

Bahreini dhe Kuvajti janë vënë në gatishmëri të lartë pas raportimeve për sulme me raketa dhe dronë, në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të rriten.
Zhvillimet vijnë vetëm pak orë pas sulmeve të reja amerikane ndaj Iranit, duke shtuar frikën për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në rajon.
Autoritetet në Bahrein aktivizuan alarmin për sulme ajrore dhe u bënë thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet e sigurisë.
Sirenat e alarmit u dëgjuan në disa zona, ndërsa banorëve iu kërkua të qëndrojnë të qetë dhe të strehohen në vendet më të sigurta pranë tyre.
Deri tani nuk ka informacione zyrtare për dëme materiale apo viktima. Po ashtu, nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme mbi objektivat e sulmeve apo natyrën e kërcënimit.


