Izraeli dërgon trupa në Azerbajxhan, Irani kundërpërgjigjet me paralajmërime

Izraeli dërgon trupa në Azerbajxhan, Irani kundërpërgjigjet

Situata në Lindjen e Mesme vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa konflikti mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit po sjell zhvillime të reja diplomatike dhe ushtarake.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, vendosja e trupave izraelite në Azerbajxhan ka shkaktuar reagime të forta nga Irani, duke shtuar shqetësimet për një zgjerim të mëtejshëm të konfliktit në rajon.

Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur gatishmërinë për një takim me Udhëheqësin Suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, nëse arrihet një marrëveshje që do t’i hapte rrugë përfundimit të luftës mes dy vendeve.

Megjithatë, përpjekjet diplomatike përballen ende me pengesa.

Irani mohon se ka pranuar transferimin jashtë vendit të uraniumit të pasuruar, ndërsa mosmarrëveshjet vazhdojnë edhe për fondet iraniane të bllokuara dhe heqjen e sanksioneve ekonomike.

Në të njëjtën kohë, përplasjet ushtarake po vazhdojnë edhe në Liban.

Autoritetet shëndetësore në Bejrut raportojnë se të paktën 12 persona kanë humbur jetën nga sulmet izraelite në zonat mes Tiros dhe Nabatiyes. Sulmet janë pjesë e një vale të re bombardimesh që po shton frikën për përfshirjen e më shumë vendeve në konflikt.

Edhe ndikimi ekonomik i situatës po ndiqet me vëmendje. Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se aktualisht nuk pritet mungesë karburanti për avionët, por ka kërkuar rihapjen sa më të shpejtë të Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës.

EMISIONET