Papa Françesku: Rregulli i beqarisë për klerin katolik mund të rishikohet

Papa Françesku: Rregulli i beqarisë për klerin katolik mund

Një valë reagimesh shkaktuan deklaratat e Papa Françeskut, gjatë bisedës së tij me gazetarët argjentinas, lidhur me rregullin e beqarisë së klerit katolik.

“Nuk është dogmë, është rregull i përkohshëm dhe jo i përjetshëm, si shugurimi i njërit prej priftërinjve. Mund të rishikohet gjithashtu”, theksoi Papa.

Ai shtoi se “nuk beson se një ndryshim i tillë do të rrisë numrin e shugurimeve”, por është i mendimit se “ndonjëherë, rregulli i beqarisë mund të çojë në dominim mashkullor, sepse nëse një prift nuk di të bashkëpunojë me gratë, nuk është i pjekur, diçka i mungon”.

“Vatikani ka qenë i dominuar nga meshkujt, por është pjesë e kulturës së tij, nuk ka ndonjë fajtor specifik”, tha Françesku.

Së fundi, ai theksoi se "në të ardhmen rruga përpara, për çështjen e beqarisë klerikale, mund të jetë miratimi i një "rregulli të dyfishtë", siç është rasti në kishat lindore", duke iu referuar beqarisë së peshkopëve dhe jeta bashkëshortore të priftërinjve laikë.

EMISIONET