OKB: Ukraina po përballet me krizë humanitare

OKB: Ukraina po përballet me krizë humanitare

Zyrtari i lartë i OKB-së, Martin Griffiths, ka paralajmëruar se Ukraina po përballet me një situatë humanitare “shumë më të keqe” se më parë, pas shkatërrimit të digës.

Griffiths tha se 700,000 njerëz kanë nevojë për ujë të pijshëm dhe përmbytja e tokave bujqësore do të shkaktojë një “kaskadë problemesh”, duke përfshirë eksportet më të ulëta të drithërave, çmimet më të larta të ushqimeve në mbarë botën dhe miliona njerëz në nevojë do të vuajnë nga uria.

Duke punuar kryesisht përmes grupeve të ndihmës ukrainase, OKB-ja ka dërguar ndihma për 30,000 njerëz në zonat e përmbytura nën kontrollin e Ukrainës.

Griffiths tha se ai u takua me ambasadorin e Rusisë në OKB për qasje në zonat e kontrolluara nga Rusia në mënyrë që të ndihmonte të prekurit nga përmbytjet.

EMISIONET