Numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë rritet në 4 490

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë rritet në

Të paktën 4 490 persona kanë humbur jetën pas dy tërmeteve shkatërruese që goditën Venezuelën, bëri të ditur presidenti i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodríguez, ndërsa numri i viktimave vijon të rritet, më shumë se dy javë pas lëkundjeve të fuqishme sizmike.

Bilanci zyrtar një ditë më parë ishte 4 333 viktima.

Rodríguez, vëllai i presidentes së përkohshme Delcy Rodríguez, njoftoi në platformën X se janë ngritur 108 qendra strehimi, për të akomoduar më shumë se 19 mijë persona, që kanë mbetur pa banesa si pasojë e tërmeteve.

Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7,2 dhe 7,5 ballë Rihter goditën Venezuelën më 24 qershor.

Pas tyre, janë regjistruar më shumë se 1 000 pasgoditje me intensitet dukshëm më të ulët.

Mbi 850 ndërtesa janë shembur ose kanë pësuar dëmtime të rënda, veçanërisht në La Guaira, qytetin bregdetar pranë kryeqytetit të Karakasit. 

EMISIONET