Tragjedia nga tërmeti në Turqi e Siri, numri i të vdekurve kalon 3500

Tragjedia nga tërmeti në Turqi e Siri, numri i të vdekurve kalon

Në një përditësim të publikuar së fundmi, Turqia tha se 2,316 njerëz janë vrarë dhe 13,293 janë plagosur në tërmetin shkatërrues.

Shërbimet e emergjencave shtuan se 7,340 njerëz ishin shpëtuar deri më tani. Përditësimi e çon numrin total të viktimave në 3,613, sipas AFP, që do të thotë 1,297 viktima në Siri.

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, pritet të flasin së shpejti pas tërmetit, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.

Thirrja do të vijë pasi krerët e lartë të SHBA janë zotuar t'i japin Turqisë ndihmë.

EMISIONET