Mrekulli në Venezuelë, 11-vjeçari nxirret i gjallë pas 4 ditësh nën rrënojat e tërmetit

Mrekulli në Venezuelë, 11-vjeçari nxirret i gjallë pas 4

Një 11-vjeçar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat në La Guaira, Venezuelë, pas më shumë se katër ditësh i bllokuar, në një operacion kërkim-shpëtimi që po zhvillohej pas tërmeteve shkatërruese që kanë goditur vendin.

Fëmija, i identifikuar si Moisés, u shpëtua nga ekipi ndërkombëtar USAR COL-1 i Kolumbisë, i cili ka qenë i angazhuar në zonën e prekur që pas fatkeqësisë.

Sipas ekipit të shpëtimit, operacioni u zhvillua në kushte të vështira dhe nën presion të madh kohor, ndërsa gjatë gjithë ndërhyrjes fëmijës i është dhënë ujë për ta mbajtur të hidratuar deri në momentin e nxjerrjes.

Autoritetet dhe ekipet në terren bëjnë me dije se Moisés ndodhej rreth tre metra nën rrënoja, ndërsa për nxjerrjen e tij u përdorën pajisje të specializuara për heqjen e pllakave të mëdha të betonit dhe materialeve të rrëzuara.

Operacioni u ndoq nga afër nga ekipet e emergjencës dhe banorë të zonës, të cilët duartrokitën momentin e shpëtimit të 11-vjeçarit, i cili është cilësuar si një nga rastet më të rralla të mbijetesës pas tërmeteve të fundit në vend.

Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve, tërmetet në Venezuelë kanë shkaktuar deri tani 1.430 viktima dhe 3.238 të plagosur, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë ende në disa zona të prekura.

EMISIONET