Modelja shqiptare në pritje të ëmbël, konfirmon shtatzëninë me futbollistin francez (FOTO)

Modelja shqiptare, Kleofina Pnishi dhe futbollisti francez, Benjamin Pavard, do bëhen prindër për herë të parë.
Lajmin e ëmbël e ka konfirmuar vetë modelja e njohur, e cila ka ndarë në rrjetet sociale një video ku shfaqet krah partnerit të saj, duke nxjerrë në pah barkun e rrumbullakosur.
Me këtë publikim, Kleofina ka konfirmuar zyrtarisht zërat se është në pritje të ëmbël, ndërsa çifti duket i lumtur për kapitullin e ri që po nis në jetën e tyre.
Modelja shqiptare dhe kampioni francez i dhanë fund beqarisë në korrik të vitit 2025, gjatë një ceremonie në Abacinë e Trinisë së Shenjtë në Cava de’ Tirreni, Itali.


