Policia i zë pritë në rrethrrotullimin e Rinasit, 31-vjeçarit i gjendet pistoletë me municion në çantë (EMRI)

Finalizohet operacioni policor i koduar “Black 2” në Krujë, ku u arrestua një 31-vjeçar i identifikuar si Ted Marku nga Lezha i dyshuar se qarkullonte i armatosur me armë zjarri pistoletë.

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, pas informacioneve operative për një shtetas që lëvizte me armë zjarri në automjet.

Gjatë ndërhyrjes, policia lokalizoi dhe ndaloi në rrethrrotullimin e Rinasit shtetasin T. M., 31 vjeç, banues në Lezhë, të cilit iu gjet një armë zjarri pistoletë me një krehër me municion, e vendosur në një çantë dore brenda automjetit.

Arma dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”.

EMISIONET