Misione evakuimi në Izrael/ Plane për kthimin e shtetasve të tyre. Linjat ajrore me probleme, mijëra të bllokuar në aeroporte

Pas tensioneve dhe situatës kritike në Izrael qeveritë po punojnë për të tërhequr shtetasit e tyre. për shkak të mbingarkesës janë nisur edhe avionë të posaccme ku me mijëra janë në pritje për evakuim

Misione evakuimi në Izrael/ Plane për kthimin e shtetasve të

Vendet në mbarë botën janë duke u përpjekur të evakuojnë qytetarët e tyre nga Izraeli pas sulmit të nisur nga militantët palestinezë në fundjavë. Për shkak të sulmeve dhe shpërthimeve të vazhdueshme nisjet janë duke u anuluar vazhdimisht duke i lënë të bllokuar atje në mes të thirrjeve për ndihmë.

Shumë linja ajrore kanë anuluar ose vonuar fluturimet.

si zgjidhje Kanadaja ka vendosur të dërgojë avionë ushtarakë në Tel Aviv, ndërsa kanë bërë të mundur rikthimin në atdhe të 1,000 personave.

Qeveria australiane konfirmoi të mërkurën se kishte kërkuar ndihmë urgjente nga Qantas dhe Virgin për tu riatdhesuar, ndërsa në ditët e fundit ka bërë të munudr largimin e  12,000 australianëve nga zonat e luftës.

Gjermania gjithashtu është në alarm për rreth 4,500 shtetas që gjenden në Izrael.

Hungaria evakuoi 215 persona me dy avionë të dielën, ndërsa Meksika tha të hënën se po largonte 300 shtetas.

Të mërkurën një fluturim me 192 koreano-jugorë nga Tel Avivi mbërriti në aeroportin Incheon. Sipas Ministrisë së Jashtme rreth 570 kanë qëndruar për një afat kohe të gjatë atje

Vende të tjera, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, kanë thënë se nuk kanë plane për të evakuuar qytetarët, pavarësisht thirrjeve nga ligjvënësit dhe të prekurit.

SHBA-ja nuk po “konsideron në mënyrë aktive” evakuimin emergjent të qytetarëve të saj, tha të hënën një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Në një deklaratë në të njëjtën ditë, presidenti Joe Biden tha Për ata që dëshirojnë të largohen, fluturimet komerciale dhe opsionet tokësore janë ende të disponueshme.

izrael katerina hysenllari

EMISIONET