Ministri izraelit i mbrojtjes paralajmëron s*lme në Bejrut nëse s*lmet në veri të Izraelit vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz ka paralajmëruar sulmet në kryeqytetin e Libanit Bejrut nëse sulmet e Hezbollahut në veri të Izraelit vazhdojnë. Sipas tij, çdo përpjekje iraniane për të lidhur Libanin dhe Iranin dhe për të sulmuar Izraelin do të përballet me forcë të madhe.
"Çdo sulm në komunitetet veriore do të çojë në një sulm ndaj Dahieh. Çdo përpjekje iraniane për të lidhur Libanin dhe Iranin dhe për të sulmuar Izraelin do të përballet me forcë të madhe, siç ndodhi dje", tha Katz në një deklaratë.
Mediat shkruajnë se deklarata erdhi pasi ushtria izraelite tha se sirenat ranë në Zarit në veri të Izraelit pasi një prohektil ra në një zonë ku forcat izraelite po vepronin në jug të Libanit.

