Zverev mposht Kobolin në finalen maratonë të Roland Garros/ Triumf pas më shumë se 4 orësh betejë ndaj Kobolit

Zverev mposht Kobolin në finalen maratonë të Roland Garros/

Aleksandër Zverev ka shkruar më në fund historinë e tij në tenis, duke fituar Grand Slam-in e parë në karrierë, pas një finaleje të fortë dhe emocionale në “Rolan Garos”.

Tenisti gjerman, një nga talentet më të spikatur të dekadës së fundit, mposhti italianin Flavio Kobolli në një përballje të zhvilluar në fushën qendrore “Filip Shatrier”, që zgjati plot 4 orë e 16 minuta.

Ndeshja u shndërrua në një betejë të vërtetë karakteri, ku Zverev arriti të triumfojë me rezultatin 3-2 në sete: 6-1, 4-6, 6-4, 6-7 dhe 6-1. Gjermani e nisi më mirë sfidën, por hasi rezistencë të fortë nga kundërshtari italian, duke e mbajtur rezultatin të hapur deri në fund.

Edhe pse shpesh ka qenë pranë suksesit në turnetë e mëdhenj, Zverev këtë herë arriti të konkretizojë potencialin e tij, duke fituar titullin më të rëndësishëm të karrierës. Tenisti 29-vjeçar, i lindur në Hamburg dhe me origjinë ruse, konsiderohet prej kohësh si një nga lojtarët më të kompletuar në qarkullim.

Me këtë fitore, Zverev pritet të fitojë më shumë vetëbesim dhe të synojë suksese të tjera të mëdha, përfshirë edhe Wimbledon-in e radhës në Londër.

 

EMISIONET