Takimi për 35-vjetorin e PS Shkodër, kryeministri Rama shfaqet me bluzë me flamingo
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Qershor 2026, 18:30

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkodër, në festën për 35-vjetorin e themelimit të kësaj force politike në këtë degë.
Ajo që vihet re, është se ndryshe nga takimet në qytetet e tjera, Rama ka veshur në Shkodër një bluzë me flamingo (shpendët që ndodhen në zonën e mbrojtur të Lagunës së Nartës).
Mesa duket ky është një mesazh i Ramës për të gjithë ata që protestojnë kundër investimit në Zvërnec, për të treguar që edhe vetë kryeministri është në mbrojtje të këtyre shpendëve.

