Ulet tensioni në Lindjen e Mesme / Siria rihap hapësirën ajrore dhe aeroportin e Damaskut

Ulet tensioni në Lindjen e Mesme / Siria rihap hapësirën ajrore

Siria ka rihapur të hënën korridoret jugore të hapësirës ajrore dhe ka rifilluar operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut, pas një përmirësimi të situatës së sigurisë në rajon dhe uljes së tensioneve mes Iranit dhe Izraelit.

Lajmi u konfirmua nga kreu i Autoritetit të Përgjithshëm Sirian të Aviacionit Civil dhe Transportit Ajror, Omar Al-Husari, i cili deklaroi se trafiku ajror dhe aktivitetet operacionale në aeroport u rikthyen në funksion nga ora 16:00.

Sipas tij, vendimi është marrë pas monitorimit të vazhdueshëm të zhvillimeve në terren dhe një vlerësimi të detajuar të rreziqeve nga komitetet përkatëse, me synimin për të garantuar sigurinë e lundrimit ajror në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Autoritetet siriane kishin pezulluar më herët fluturimet dhe kishin mbyllur korridoret ajrore jugore të dielën në mbrëmje, pas sulmeve me raketa të Iranit ndaj Izraelit, të cilat erdhën si kundërpërgjigje ndaj sulmeve izraelite në Bejrut.

Ndërkohë, ushtria iraniane njoftoi se ka ndalur përkohësisht sulmet ndaj Izraelit, por paralajmëroi se do të reagojë “në mënyrë shkatërruese” nëse sulmet izraelite ndaj Libanit vijojnë.

 

EMISIONET