Sulmet izraelite në Iran / 15 të plagosur në Teheran e Khuzestan, shkelet armëpushimi i prillit

Të paktën 15 persona janë plagosur në Iran si pasojë e sulmeve të fundit izraelite, ndërsa një prej tyre vazhdon të marrë trajtim në spital, sipas të dhënave të publikuara nga shërbimet iraniane të emergjencës.
Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim raportoi se deri më tani nuk ka viktima nga sulmet. Sipas autoriteteve, 14 nga të plagosurit janë regjistruar në provincën Khuzestan, një rajon strategjik për industrinë petrokimike të Iranit, ndërsa një person u plagos në kryeqytetin Teheran.
Përplasjet vijnë në një moment tensioni të lartë mes Iranit dhe Izraelit, të cilët kanë shkëmbyer sulme të rënda për herë të parë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në prill. Izraeli ndërmori kundërsulme gjatë natës, pasi Irani lëshoi raketa drejt territorit izraelit të dielën vonë.
Zhvillimet e fundit kanë shtuar frikën për një përshkallëzim të ri të konfliktit në Lindjen e Mesme, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe rikthim në rrugën diplomatike./DPA News

