MEKSIKË/ Kamioni futet mes automjeteve pas një aksidenti, 10 persona humbin jetën. Mes tyre dy fëmijë

MEKSIKË/ Kamioni futet mes automjeteve pas një aksidenti, 10 persona

Një aksident i rëndë rrugor ka shkaktuar të paktën 10 viktima dhe nëntë të plagosur në shtetin meksikan të Jalisco, pasi një kamion transporti u përplas me disa automjete të përfshira më herët në një aksident.

Mes viktimave janë edhe dy të mitur.

Sipas autoriteteve lokale, kamioni lëvizte me shpejtësi të lartë kur goditi automjetet e ndaluara në rrugë.

Nga përplasja u përfshi edhe ekipi i emergjencës, i cili ndodhej në vendngjarje duke u dhënë ndihmën e parë të lënduarve.

Pamjet e publikuara nga Garda Kombëtare tregojnë automjete të shkatërruara, flakë dhe një re të madhe tymi përgjatë aksit rrugor, duke dëshmuar përmasat e aksidentit.

Të plagosurit janë transportuar në spitale publike dhe private për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa ekipet e Mbrojtjes Civile dhe zjarrfikësit vijojnë operacionet në vendngjarje.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit zinxhir.

 

EMISIONET