Më shumë se 40 dronë rusë sulmuan kryeqytetin ukrainas mëngjesin e sotëm, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Më shumë se 40 dronë rusë sulmuan kryeqytetin ukrainas

Një valë sulmesh me dronë rusë në kryeqytetin ukrainas la një person të vdekur dhe ndezi zjarre rreth qytetit, thanë zyrtarët në Kiev herët të dielën.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitshko tha se forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase kishin “kapur tashmë më shumë se 20 UAV (mjete ajrore pa pilot)” që po shkonin drejt kryeqytetit dhe paralajmëroi se “një valë e re dronësh është në rrugën e saj”.

Zyrtarët e administratës ushtarake të qytetit më vonë thanë se numri i dronëve rusë të rrëzuar gjatë natës në më shumë se 40.

Shpërthime u regjistruan sërish mëngjesin e sotëm edhe në Zhytomyr. Sirenat ranë edhe në shumë rajone të vendit.

Një burrë 41-vjeçar vdiq në lagjen Solomyanskyi të qytetit pas sulmeve, ndërsa rënia e mbeturinave të dronit në një pikë karburanti plagosi një grua 35-vjeçare, si edhe dy të tjerë tha Klitshko.

Rënia e mbeturinave të dronit shkaktoi gjithashtu zjarre në ndërtesa në të gjithë kryeqytetin, tha kryebashkiaku në Telegram./CNN

EMISIONET