Lideri holandez i së djathtës ekstreme sulmohet në Belgjikë, Baudet: Akti tregon qartë se…
Lideri i partisë së djathtë ekstreme në Holandë është sulmuar nga një person teksa po hynte në objektin e universitetit të Ghentit në Belgjikë.
Thierry Baudet lider i partisë Forumi për Demokraci do të ligjëronte në universitetin belg të enjten. Ai është goditur me çadër.
Sulmuesi po e priste para objektit dhe e ka goditur vetëm një herë, para se të kapej nga pjesëtarët e sigurimit. Sipas mediave belge, i dyshuari është 33-vjeçar me prejardhje nga Ukraina.
Lideri i së djathtës ekstreme pas goditjes ka mbajtur ligjëratën në universitetin belg, ku ka thënë se sulmi ishte i frikshëm, por se ishte me fat pasi ka mundur ta pësojë më keq.
Ai ka thënë se sulmi tregon se demonizimi i ideve ka arritur në nivele alarmante.