KONGO NË LUFTË! Rebelët e M23, të mbështetur nga Ruanda, kanë hyrë në qytetin Bukavu
Rebelët e M23, të mbështetur nga Ruanda, kanë hyrë në qytetin Bukavu, qyteti i dytë më i madh në lindje të Kongos. Agjencia Reuters raporton se ata kanë marrë kryeqytetin e provincës South Kivu të premten në mbrëmje dhe synojnë të vazhdojnë përparimin
pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për armëpushim dhe rifillimin e bisedimeve për paqe. Në javët e fundit, qindra mijëra njerëz janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.
Muajin e kaluar, forcat e M23, të drejtuara nga minoriteti Tutsi dhe të mbështetura nga Ruanda, morën kontrollin e qytetit Goma, qendra kryesore e rajonit të pasur me minerale në lindje të vendit. Qeveria e Kongos akuzon Ruandën për destabilizimin e qëllimshëm të rajonit për të përfituar nga burimet e tij natyrore, akuzë që është mohuar.
Bukavu e pushtuar së fundmi është një pikë tranziti e rëndësishme për tregtinë lokale të mineraleve. Më herët gjatë ditës së premte, rebelët kishin marrë nën kontroll aeroportin 30 km në veri të qytetit, ndërsa ushtria kongoleze dhe një milici aleate u tërhoqën pa bërë shumë rezistencë.
Megjithatë, pati përplasje të ashpra në periferi. Në një tjetër ngjarje tronditëse në fshatin Mayba, më në veri, u gjetën 70 trupa në një kishë, sipas raportimeve të mediave lokale.