Scholz: Nuk do të pranojmë që të huajt të ndërhyjnë në demokracinë tonë

Scholz: Nuk do të pranojmë që të huajt të

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka kritikuar ashpër deklaratën e zëvendëspresidentit të SHBA-së, JD Vance në mbështetje të Alternativës për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë – ndërsa këmbënguli se nuk duhet të ketë ndërhyrje të jashtme në fushatën zgjedhore gjermane.

Scholz tha në Konferencën e Sigurisë së Mynihut (MSC) sot në mëngjes se anëtarët e AfD-së e banalizojnë të kaluarën naziste të Gjermanisë dhe krimet monstruoze të nazizmit.

“Ne nuk do të pranojmë që të huajt të ndërhyjnë në favor të kësaj partie në demokracinë tonë, në zgjedhjet tona, në procesin e formimit të opinionit demokratik”, tha Scholz.

“Kjo është e papërshtatshme – veçanërisht midis miqve dhe aleatëve, dhe ne e refuzojmë fuqimisht këtë”, shtoi ai.

“Se si do të vazhdojë demokracia jonë është diçka që ne do ta vendosim vetë”, theksoi Scholz.

Vance kritikoi ashpër aleatët evropianë në fjalimin e tij dje në Konferencën e Sigurisë së Mynihut MSC, duke paralajmëruar për një kërcënim ndaj demokracisë.

Në mënyrë indirekte, zëvendëspresidentit të SHBA-së iu referua debatit gjerman për distancimin nga AfD-ja duke thënë: “Nuk ka vend për mure zjarri”.

Në konferencë, zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance u takua gjithashtu me bashkëkryetaren e AfD-së, Alice Weidel. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë takim mes tij dhe Scholz.

EMISIONET