Von der Leyen në Samitin e Tivarit: “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian”

Von der Leyen në Samitin e Tivarit: “E ardhmja e Ballkanit

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Europian, gjatë fjalës së saj në Samitin e BE–Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në Tivar të Malit të Zi.

Ajo theksoi se Europa nuk mund të konsiderohet e plotë pa përfshirjen e rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke e cilësuar procesin e zgjerimit si një prioritet strategjik për Bashkimin Europian.

“Europa nuk do të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor,” u shpreh Von der Leyen, duke shtuar se po hidhen hapa për të ndërtuar një BE më të pavarur, më të sigurt dhe më të qëndrueshme.

Në fjalën e saj, ajo nënvizoi se ekziston një moment i favorshëm për përshpejtimin e procesit të zgjerimit dhe bëri thirrje që ky “momentum” të shndërrohet në hapa konkretë drejt anëtarësimit.

Samiti në Tivar ka në fokus diskutimet për integrimin europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe forcimin e bashkëpunimit mes rajonit dhe BE-së.

EMISIONET