Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh asnjë arsye për t’u ulur në bisedime ballë për ballë

Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh asnjë arsye për t’u

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka hedhur poshtë propozimin e homologut ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, për një takim të drejtpërdrejtë mes dy liderëve me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për luftën që vazhdon prej vitesh.

Gjatë një forumi ekonomik në Rusi, Putin u shpreh se nuk sheh arsye për t’u ulur në një takim me presidentin ukrainas në këtë fazë.

Sipas tij, letra e dërguar nga Zelensky nuk dukej si një përpjekje e sinqertë për dialog, por më tepër si një mënyrë për të shmangur një takim të tillë.

Putin tha se prioritet mbetet arritja e një marrëveshjeje afatgjatë dhe jo një zgjidhje e përkohshme.

Ai shtoi se fillimisht duhet të punojnë ekspertët e të dyja palëve për të gjetur propozime konkrete, ndërsa një takim mes liderëve mund të shqyrtohet më vonë.

Nga ana tjetër, Zelensky publikoi një letër të hapur ku propozoi bisedime sy më sy me presidentin rus për t’i dhënë fund konfliktit.

Në mesazhin e tij, presidenti ukrainas argumentoi se lufta po rëndon gjithnjë e më shumë mbi qytetarët rusë dhe ukrainas, duke sjellë pasoja ekonomike dhe sociale.

EMISIONET