Ish-ministri i drejtësisë i Kinës burgoset për ryshfet

Ish-ministri i drejtësisë i Kinës, Fu Zhenghua, i cili udhëhoqi disa fushata kundër korrupsionit, është burgosur për ryshfet.
Fu u deklarua fajtor në korrik për pranimin e 16.5 milionë dollarë dhurata dhe para për përfitime personale.
Të enjten, një gjykatë në Changchun i dha atij një dënim me vdekje e që më pas u zëvendësua me burgim të përjetshëm.
Dënimi i tij vjen mes një goditjeje të papritur ndaj zyrtarëve përpara një kongresi kyç të Partisë Komuniste muajin e ardhshëm.
Partia në pushtet e Kinës e mban këtë ngjarje një herë në pesë vjet dhe këtë herë presidentit Xi Jinping pritet t'i jepet një mandat i tretë historik dhe të konsolidojë pushtetin e tij.
Burgimi i Fu të enjten pason dënimin e tre ish-shefave të tjerë të policisë provinciale këtë javë. Të katër burrat akuzohen jo vetëm për korrupsion, por edhe për mosbesim ndaj Xi.
-
Vapa iku me gushtin por zjarret po vijojnë edhe në vjeshtë
22 Shtator, 15:46
Ata të gjithë dyshohet se kanë qenë pjesë e një rrethi politik të udhëhequr nga një ish-shefi tjetër i sigurisë, Sun Lijun. Sun, i cili aktualisht është në pritje të dënimit të tij, thuhet se ka krijuar fraksionin e tij politik duke ndihmuar në ngritjen e zyrtarëve të tjerë në aparatin e sigurisë.


