Përçahet edhe e djathta maqedonase, fraksioni i ri në partinë më të madhe opozitare kërkon dorëheqjen e liderit

Përçarja e partive të djathta duket se po kthehet në modë. Pas ndasive në Partinë Republikane në Amerikë dhe atyre në PD në vendin tonë, radhën e ka opozita maqedonase. Një Fraksion në partinë më të madhe të vendit kërkon largimin e kryetarit.

Përçahet edhe e djathta maqedonase, fraksioni i ri në

Në emër të demokratizimit të partisë, një fraksion i ri brenda forcës më të madhe opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e kryetarit.

Fraksioni i ri në partinë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE ka njoftuar se do të veprojë në drejtim të demokratizimit dhe riorganizimit të parti, proces që duhet të fillojë me dorëheqjen e liderit Hristijan Mickoski.

Për ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Oiver Andonov kreu i VMRO-së Hristijan Mickoski është shkaku i dështimeve të opozitës kundrejt pushtetit dhe se me ikjen e tij do t’i hapej rruga demokratizimit të partisë.

Oiver Andonov: Mickoski është i tretur politikisht dhe duhet të largohet nga pozita udhëheqëse në VMRO-DPMNE dhe të hapet gara për kreun e ri. Sot bëjmë thirrje publike që Mickoski të japë dorëheqjen në mënyrë që t’i hapet rruga ndryshimeve të nevojshme demokratike të nevojshme në partinë që u krijua për të qenë simboli i demokracisë maqedonase dhe jo i dekadencës politike.

Fraksioni, sipas Andonovit, përkrahet nga veteranë, themelues të VMRO-DPMNE-së, anëtarë të thjeshtë, ish-funksionarë të partisë, por edhe nga njerëzit në kryesinë aktuale.

Zoti Mickoski nuk i kushtoi shumë rëndësi fraksionit të ri brenda partisë së tij për të cilën thotë se po bëhet më e fortë dhe më e bashkuar.

Ndërsa në reagimin e saj zyrtar, VMRO-DPMNE e quajti iniciativën e Andonovit të parëndësishme.

“Nisma e fraksionit të Andonovit është e pashpresë dhe nuk vëen as për ta komentuar, ajo paraqet ç’fokusim të pushtetit nga kriza energjetike dhe ekonomike, VMRO është parti fituese, ne e mundëm LSDM-në në zgjedhjet e fundit."

Debatet e fundit brenda partisë lindën pasi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi rrëzoi nismën e VMRO-së për të mbajtur një referendum për të anuluar marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

EMISIONET