Vapa iku me gushtin por zjarret po vijojnë edhe në vjeshtë
Një banesë dy katëshe u dogj në lagjen “29 Marsi” në qytetrin e Patosit.
Zjarri nisi nga kati i sipërm e më pas zjarri u përhap duke përfshirë të gjithë shtëpinë.
Anëtarët e familjes arritën të dalin në kohë dhe shpëtuan pa lëndime, ndërsa panë t’iu shkrumbohej para syve investimi i jetës.
Djegia e banesës vuri në vështirësi zjarrfikësit e Paosit të cilët në të njëjtën kohë ishin angazhuar me zjarrin që kishte përfshirë kodrat e Margëlluçit.
Flakët përfshinë sipërfaqe të mëdha me ullinj e barishte ndërsa rrezikuan një kabinë elektrike.
Për të vënë zjarrin nën kontroll u angazhuan forcat e Patosit, Fierit dhe të Roskovecit.
“Numri i automjeteve gjithmonë kemi nevojë të jemi sa më pranë sa më afër. Në mënyrë të përsosur ishte ndihma nga bashkitë fqinje.”
Vapa iku me gushtin por zjarret po vijojnë edhe në vjeshtë.
Këtë të enjte zjarret përfshinë një fushë me ullinj në Kanin të Vlorës ku rrezikuan edhe zonën e banuar.
“Shiko tani se çfarë po ndodh, janë 10 familje aty.”
Zjarret në kodrat e Margëlliçit në Patos dhe në Kaninë të Vlorës dyshohet se ishin të qëllimshme.